Në spitalet e Kosovës po trajtohen 747 pacientë të infektuar me COVID-19

05.04.2021

Nga dita në ditë numri i rasteve pozitive me COVID-19 po shënon rritje, e me rritjen e këtij numri, po rritet edhe numri i pacientëve të spitalizuarve, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga SHSKUK. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në klinikat dhe spitalet rajonale të Kosovës, […]

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 747 pacientë të infektuar me COVID-19 Foto: Ilustrim

Nga dita në ditë numri i rasteve pozitive me COVID-19 po shënon rritje, e me rritjen e këtij numri, po rritet edhe numri i pacientëve të spitalizuarve, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga SHSKUK.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në klinikat dhe spitalet rajonale të Kosovës, po trajtohen 912 pacientë, prej tyre  747 janë të konfirmuar me sëmundjen COVID-19, ndërsa 78 persona janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

Nga ky njoftim i SHSKUK-së është bërë e ditur se nga spitalet rajonale, ai i Prizrenit vazhdon të jetë spitali më i ngarkuar, ku aktualisht janë duke u trajtuar 118 pacientë, raporton SuharekaOnline.

Njoftimi i plotë:

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, të cilat trajtojnë pacientë me COVID, sipas raportit të punës për datën 3 prill 2021, janë të hospitalizuar 912 persona.

747 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.

78 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

34 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

736 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 366 pacientë: 15 në gjendje të rënduar, 310 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 321 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 115 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 84 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 54 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 86 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 6 paciente

Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 546 pacientë: 19, në gjendje të rënduar shëndetësore, 437 të konfirmuar pozitivë, 415 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 118 pacientë

Spitali i Gjakovës, 93 pacientë

Spitali i Pejës, 88 pacientë

Spitali i Gjilanit, 115 pacientë

Spitali i Ferizajt, 63 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 25 pacientë