Në dy orët e para të mëngjesit në Shqipëri hynë rreth 4000 kosovarë

27.08.2020

Kosovarët po i shfrytëzojnë ditët e fundit me diell të këtij sezoni veror, ndaj në këtë fundjavë ka më shumë fluks për të shkuar në bregdetin shqiptar. Radhë kilometrike ka pasur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pikën Kufitare të Morinës. Fax News i bën me dije se rreth 4000 shtetas Kosovarë […]

Në dy orët e para të mëngjesit në Shqipëri hynë rreth 4000 kosovarë Foto: Ilustrim

Kosovarët po i shfrytëzojnë ditët e fundit me diell të këtij sezoni veror, ndaj në këtë fundjavë ka më shumë fluks për të shkuar në bregdetin shqiptar.

Radhë kilometrike ka pasur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pikën Kufitare të Morinës.

Fax News i bën me dije se rreth 4000 shtetas Kosovarë janë futur në Shqipëri vetëm për 2 orët e para të mëngjesit, nga 05:00 deri në 07:00.

Policia Kufitare e Morinës po punon me të gjitha kapacitet e mundshme, aktualisht situata duket e qetë.