Nagavci thotë se Qeveria e Kosovës është e gatshme të negociojë kontratën e re kolektive

  • 04.01.2023
Nagavci thotë se Qeveria e Kosovës është e gatshme të negociojë kontratën e re kolektive

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur edhe për sfidat e ministrisë që drejton, pasi shumë shkolla kanë refuzuar të kompensojnë orët e humbura gjatë grevës së vitit të kaluar, si dhe për kontratën kolektive, e cila tashmë është shfuqizuar.

“Një nga sfidat në sistemin e arsimit mbetet implementimi i suksesshëm i politikave të cilat janë në kompetencë të Ministrisë së Arsimit.

Duke pasur parasysh se sipas Ligjit mbi Arsimin në Komuna është në kompetencë të komunave që të bëjnë mbikëqyrjen dhe të sigurohen që proceset të shkojnë mbarë. Për fat të keq, për shkak edhe të arsyeve politike, jo rrallëherë ka pasur sfida në implementim të legjislacionit”, është shprehur ajo.


Megjithatë, Nagavci ka thënë se vitin e fundit kanë bërë punë shumë të mirë sa i përket plotësimit të infrastrukturës ligjore.

”Janë katër ligje të finalizuara, shumë prej të cilave kanë filluar me dekada më herët dhe nuk kanë arritur të finalizohen dhe një varg i udhëzimeve administrative, por tani duhet të bëhet implementimi i tyre në praktikë. Në këtë linjë, si ministri e Arsimit jemi në finalizim të punësimit të 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi për së paku 20 të tjerë”, ka thënë ministrja, për RTK.

Sipas saj me këto mekanizma do të sigurohen që në bashkëpunim me partnerët e tjerë të arrijnë që secili të kryejë punën e vet sipas kompetencave dhe përgjegjësive që i ka, përfshirë këtu edhe mbajtjen e mësimit të rregullt ose sigurimin që çdo orë e mësimit të mbahet sipas planifikimit, e jo, siç ka thënë ajo, me shumë lehtësi të merren vendime në nivel të shkollave, qoftë për shkurtim të orëve mësimore apo në rastin më të keq marrja e vendimit për moskompensim të orëve të humbura.

“Në krahasim me shtatorin gjendjen e kemi më të mirë, por është shqetësuese të shihet që me lehtësi merren vendime të tilla”, ka shtuar Nagavci.

Ministrja ka folur edhe për shkëputjen e kontratës kolektive, teksa ka thënë se ekzekutivi është duke punuar që të ketë kontratë kolektive të përgjithshme dhe jo sektoriale.

“Ne kemi dërguar informatën zyrtare te SBASHK-u, por këtë çështje e kemi diskutuar që nga marrja e mandatit sepse kontrata e tillë as nuk mund të konsiderohet valide. Asnjëherë nuk ka qenë e lidhur duke i respektuar kriteret ligjore. Nëse e shihni preambulën e kontratës ajo iu referohet neneve joekzistuese apo ligjeve të shfuqizuara, gjë që nuk e bën valide atë kontratë.

Ne, bashkë me informatën zyrtare për këtë çështje, e kemi dërguar edhe ftesën në SBASHK për filluar diskutimet për kontratën e re kolektive dhe këtë e ka përmendur edhe vet kryeministri Kurti, duke thënë se qëllimi dhe orientimi ynë si qeveri është që të kemi kontratë të përgjithshme kolektive e jo vetëm kontrata sektoriale siç ishte në këtë rast kontrata e nënshkruar në kohë të fushatës zgjedhore nga ministri i një subjekti politik”, ka thënë ajo.

Nagavci ka thënë se vullneti dhe gatishmëria e Qeverisë ekziston, por sipas saj SBASHK-u nuk është i interesuar të negociojë kontratë të re.

Ajo kashtuar se vlera e koeficientit bazë për mësimdhënësit do të përcaktohet shumë shpejt nga Qeveria.

Sa i përket grevave në arsim, ajo ka thënë se është mirë që SBASHK-u përfundimisht ka reflektuar dhe e ka deklaruar të mbyllur grevën dhe se tani duhet marrë mësim nga ajo periudhë e humbur.

“Besoj se diskutimet për greva pas gjithë atij mësimi të humbur në vitin e kaluar duhet të jenë të tejkaluara dhe duhet të diskutohet vetëm për mësimet që i kemi marrë dhe për punën që duhet bërë për të kompensuar për aq sa është e mundur humbjet e nxënësve”, ka shtuar ministrja.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë