Murati: Dezinformatat nuk kalojnë! Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore

28.10.2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklarimeve të fundit nga kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, për bllokimin e llogarive bankare.

Murati: Dezinformatat nuk kalojnë! Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore

Në një shkrim në Facebook, Murati tha se ky pretendim është i rremë.

Sipas tij, llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore.

“Dezinformatat nuk kalojnë”!

“Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave”.

“Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore”, shkroi Murati.

Etiketat

Ofertat e fundit