Sot konferencë, nesër protestë, SBASHK paralajmëron pjesmarrje masive
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) ka paralajmëruar një protestë masive për nesër, të mërkurën.
Foto: Ilustrim
Detajet e kësaj proteste do të bëhen publike sot në një konferencë për media që do të mbahet nga ora 11:00 në zyrat e SBASHK-ut.
Në këtë konferencë për media, përfaqësuesit e SBASHK-ut do të shpjegojnë arsyet që i kanë shtyrë të organizojnë këtë protestë, si dhe do të paraqesin kërkesat e tyre.
Përveç kësaj, do të bëhet e ditur edhe se çfarë hapash do të ndërmerren nëse këto kërkesa nuk dëgjohen nga institucionet.