Muharremaj: Kontrata kolektive ka ndikuar në projektet e komunës, 4.5 milionë euro janë marr nga Suhareka

para 48 dite

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një intervistë të dhënë për Radio Vala, ka bërë një përmbledhje të projekteve të realizuara gjatë vitit që po lëmë pas.

Muharremaj: Kontrata kolektive ka ndikuar në projektet e komunës, 4.5 milionë euro janë marr nga Suhareka

Muharremaj ka theksuar investime të rëndësishme në infrastrukturë, duke përmendur në veçanti rikonstruksionin e rrugës Skenderbeu, modernizimin e sheshit të qytetit dhe ndërtimin e një shkolle të re në fshatin Maçitevë.

“Kemi punuar intensivisht për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Suharekës,” tha Muharremaj. “Investimet në infrastrukturë janë një prioritet për ne, dhe projektet e përfunduara janë një dëshmi e angazhimit tonë.”

Megjithatë, kryetari i komunës ka pranuar se disa projekte po përballen me vonesa. Si shkak kryesor të këtyre vonesave, Muharremaj e ka përmendur marrjen e mjeteve nga kontratat kolektive. “Deri më tani, janë marrë rreth 4.5 milionë euro nga këto kontrata” u shpreh ai.

Këto vonesa, sipas Muharremaj, po ndikojnë në ritmin e realizimit të disa projekteve të tjera të planifikuara.

Përkundër sfidave financiare, Muharremaj është optimist për të ardhmen. Ai ka premtuar se komuna do të vazhdojë të punojë për zhvillimin e Suharekës dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë, në arsim, në shëndetësi dhe në të gjitha sektorët që kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve,” u shpreh Muharremaj.

Etiketat

Ofertat e fundit