Murati: Bllokimet e llogarive bëhen nga përmbaruesit dhe vendimet e formës së prerë të gjykatave
Ministri i Financave, Hekuran Murati në konferencën për media të mbajtur me kryeministrin Kurti është pyetur edhe për bllokimin e llogarive bankare, të disa prej komunave, dhe rasti i fundit i Komunës së Suharekës.
Murati ka thënë se ankesat po bëhen në adresë të gabuar dhe se kjo çështje po përdoret për sulme politike ndaj qeverisë.
Sipas tij, llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore.
“Ankesat janë në adresë të gabuar dhe se ka tendencë që të kjo po bëhet për sulme politike ndaj qeverisë. Në vazhdimësi kemi parë nga eksponentë të Asociacionit të Komunave dhe nivelit komunal që të tentohet të bëhet bartja e fajit. Qeveria nuk bllokon llogari. Thesari është banka e komunave, që i njofton për veprimet që ndërmerrën. Nuk ka bllokim të llogarive të tilla. Bllokimet bëhen nga përmbaruesit dhe vendimet e formës së prerë të gjykatave, për pagesën e obligimeve të prapambetura. As tendencë politike nuk ka këtu ”, ka thënë Murati.
Tutje Murati ka theksuar se kjo qeveri nuk ua ka bartur këtë obligim komunave[kontratën kolektive], çfarëdo politike të re që ne kemi shtuar e kemi mbështetur me buxhetin përkatës.
Duke folur për rastin e fundit, atë të Komunës së Suharekës, Murati ka thënë se nënshkruesi i kontratës kolektive ka qenë bashkëpartiaku i kryetarit që të hënën është ankuar, pikërisht Ramë Likaj ka qenë ministër në qeverinë e PAN-it, ministër i AAK-së, që ka nënshkruar një kontratë kolektive, shkelje ligjore pa mbulesë buxhetore dhe ka fut në obligim të gjitha këto komuna duke shktatuar një dëmë mbi 100 milionë euro.