Mungesa e teksteve shkollore, Nagavci thotë se DKA-të s’kanë bërë kërkesë të saktë në raport me numrin e nxënësve

06.10.2021

Ministrja Nagavci ka theksuar se ka dërguar komisione, me qëllim që të bëjnë vizita nëpër shkolla si dhe sipas informacioneve ku ka pasur raste kur Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) nuk kanë qenë në nivelin e duhur të detyrës duke mos planifikuar tekstet për nxënësit e të gjithave shkollave. Po ashtu, Nagavci ka thënë se […]

Mungesa e teksteve shkollore, Nagavci thotë se DKA-të s’kanë bërë kërkesë të saktë në raport me numrin e nxënësve Foto: Ilustrim

Ministrja Nagavci ka theksuar se ka dërguar komisione, me qëllim që të bëjnë vizita nëpër shkolla si dhe sipas informacioneve ku ka pasur raste kur Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) nuk kanë qenë në nivelin e duhur të detyrës duke mos planifikuar tekstet për nxënësit e të gjithave shkollave.

Po ashtu, Nagavci ka thënë se disa raste komisionet për pranimin e teksteve janë formuar me persona jo kompetent.

Ministrja e Arsimit ka shtuar se janë të gatshëm që të përmbushin kërkesat, nëse ka pasur lëshime nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

“Gjatë këtyre vizitave jemi informuar se DKA-të, në disa raste nuk kanë qenë në nivelin e duhur të detyrës, duke mos planifikuar tekstet për nxënësit e të gjithave shkollave dhe duke mos bërë kërkesë të saktë në raport me numrin e nxënësve e madje në disa raste komisionet për pranimin e teksteve janë formuar me persona jo kompetent (punëtorë teknik)”, shkruan Nagavci.

“Nëse ka pasur ndonjë mos përmbushje të obligimeve nga ana e MASHTI, ne jemi të gatshëm t’i plotësojmë menjëherë edhe pse deri tash nuk e kemi asnjë informatë të tillë”, shkruan Nagavci.

Postimi i plotë i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci:

Ditëve të fundit kam pranuar ankesa të shumta në lidhje me mungesën e disa teksteve shkollore.

Andaj, ju informoj se më 15 qershor, Ministria e Arsimit ka njoftuar të gjitha Drejtoritë komunale të Arsimit se këtë vit do të shpërndajë tekstet për nivelin I-5 dhe për nxënësit e klasës së 8, tekstet alternative për nxënësit e klasave 6 dhe 7 si dhe tekstet shkollore për lëndën e gjuhës gjermane dhe frënge.

Njëkohësisht, MASHTI i ka njoftuar DKA-të se sipas udhëzimit Administrativ nr.13/2016, tekstet e klasës 6, 7 dhe 9 do të përdoren të vitit paraprak andaj shkollat është dashur të sigurohen që nxënësit e këtyre klasave t’i kthejnë tekstet në fund të vitit shkollor.

Bazuar në kërkesat që i kanë bërë komunat, MASHTI i ka kontraktuar shtëpitë botuese dhe e ka bërë shpërndarjen e teksteve shkollore.

Pra, shpërndarja e teksteve është bërë në respektim të plotë të kërkesave që kanë ardhur nga Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Ju informoj se si Ministri, nuk kemi pranuar asnjë ankesë në raport me tekstet shkollore nga Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Pas pranimit të shqetësimeve nga ana e prindërve dhe njoftimeve nga disa mësimdhënës, kam dërguar disa komisione që të bëjnë vizita në shkolla për t’u siguruar nëse procesi i shpërndarjes së teksteve nga DKA-të është realizuar në bazë të kërkesave të parapara.

Gjatë këtyre vizitave jemi informuar se DKA-të, në disa raste nuk kanë qenë në nivelin e duhur të detyrës, duke mos planifikuar tekstet për nxënësit e të gjithave shkollave dhe duke mos bërë kërkesë të saktë në raport me numrin e nxënësve e madje në disa raste komisionet për pranimin e teksteve janë formuar me persona jo kompetent (punëtorë teknik).

I inkurajoj shkollat dhe DKA-të që ta marrin me prioritet trajtimin e çështjes së teksteve mësimore dhe të sigurohen që të gjithë nxënësit ti kenë tekstet e të vazhdojnë procesin mësimor.

Nëse ka pasur ndonjë mos përmbushje të obligimeve nga ana e MASHTI, ne jemi të gatshëm ti plotësojmë menjëherë edhe pse deri tash nuk e kemi asnjë informatë të tillë.