Kontrolle masive nga policia në lokalet e natës e qendra masazhi – dhjetra të arrestuar

20.11.2025

Zyrtarët policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) – MINT, Inspektoratin e Punës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, kanë realizuar nga data 10 deri më 15 nëntor 2025 operacionin e gjerë “Vjeshta 2025”, të fokusuar në identifikimin e hershëm të viktimave të mundshme të trafikimit dhe luftimin e dukurive që lidhen me këtë veprimtari kriminale në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Kontrolle masive nga policia në lokalet e natës e qendra masazhi – dhjetra të arrestuar Foto: Ilustrim

Zyrtarët policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) – MINT, Inspektoratin e Punës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, kanë realizuar nga data 10 deri më 15 nëntor 2025 operacionin e gjerë “Vjeshta 2025”, të fokusuar në identifikimin e hershëm të viktimave të mundshme të trafikimit dhe luftimin e dukurive që lidhen me këtë veprimtari kriminale në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Operacioni është zhvilluar në disa lokacione strategjike: rrugë dhe sheshe për identifikimin e fëmijëve në situatë rruge, kontrolle në lokale të tipit “Muzikë Live”, inspektime në qendra masazhi, zbatim i planit taktik për “Eskorta”, si dhe inspektim i një objekti me tetë njësi banesore në Prishtinë. Për realizimin e këtij operacioni, Policisë i janë bashkuar edhe njësi mbështetëse nga Departamenti i Kufirit, Njësitë Speciale dhe Drejtoritë Rajonale.

Kontrollet në lokalet e muzikës “Live”

Gjatë operacionit janë inspektuar 50 lokale “Muzikë Live” në mbarë vendin, ku janë hasur 449 persona – 357 femra dhe 92 meshkuj. Nga ta, 168 ishin shtetas të Kosovës, ndërsa 281 shtetas të huaj.
Si rezultat i shkeljeve të evidentuara, 6 lokale janë mbyllur nga Inspektorët e IQMT – MINT.

Kontrollet në qendrat e masazhit

Po ashtu, janë inspektuar 73 qendra të masazhit, ku janë hasur 201 persona – 162 femra dhe 39 meshkuj. Prej tyre, 112 ishin shtetase të Kosovës, ndërsa 89 shtetase të huaja. Për shkelje administrative, 5 prej këtyre qendrave janë mbyllur nga inspektorët përkatës.

Rastet penale dhe arrestimet

Si rezultat i operacionit, janë iniciuar 8 raste penale për “Keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”, ku janë arrestuar 8 femra të dyshuara (4 kosovare dhe 4 të huaja), ndërsa janë identifikuar 19 fëmijë lëmosh kërkues.

Një rast tjetër është iniciuar për veprën penale “Marrje me prostitucion”, ku janë arrestuar 4 persona – 3 meshkuj dhe 1 femër, të gjithë kosovarë.

Mbyllja e një objekti me 8 njësi banesore në Prishtinë

Gjatë inspektimit të një objekti me tetë njësi banesore në Prishtinë, është zbuluar se objekti ishte marrë me qira nga një person që e shfrytëzonte për t’i dhënë me qira banesat përmes platformave BNB dhe Booking, pa e regjistruar fare si veprimtari biznesore. Në objekt janë gjetur duke banuar shtetas vendorë dhe të huaj, me të cilët janë marrë njësitë e kufirit. Objekti është mbyllur nga IQMT – MINT, ndërsa ATK ka iniciuar procedurë për shkelje administrative.

Asnjëra nga punëtoret nuk deklarohet si viktimë

Punëtoret e hasura në lokalet e muzikës dhe qendrat e masazhit janë intervistuar dhe u është ofruar mundësia të deklarohen nëse ishin viktima të shfrytëzimit apo trafikimit, por nuk është identifikuar asnjë rast i tillë.

Operacioni “Vjeshta 2025” vlerësohet si një ndër aksionet më të gjera të këtij viti kundër trafikimit me qenie njerëzore, duke synuar rritjen e sigurisë, mbrojtjen e kategorive të rrezikuara dhe goditjen e aktiviteteve të paligjshme që cenojnë integritetin njerëzor.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More