MSh-ja vazhdon thirrjet për vaksinim: Pandemia COVID-19 s’ka përfunduar ende

05.05.2022

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të hospitalizuar e më pak vdekje nga COVID-19. “Pandemia COVID-19 nuk ka përfunduar ende. Çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të shtrirë në spitale, më pak vdekje nga COVID-19 dhe, NE, më afër […]

MSh-ja vazhdon thirrjet për vaksinim: Pandemia COVID-19 s’ka përfunduar ende Foto: Ilustrim

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të hospitalizuar e më pak vdekje nga COVID-19.

“Pandemia COVID-19 nuk ka përfunduar ende. Çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të shtrirë në spitale, më pak vdekje nga COVID-19 dhe, NE, më afër njëri-tjetrit. Vaksinohu edhe Ti! Për një Kosovë të shëndetshme dhe të mbrojtur nga COVID-19!”, thuhet në postimin e MSh’së.