MSH-ja fton qytetarët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID që nesër të marrin edhe dozën e dytë

08.06.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës. Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka ftuar qytetarët të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës me datën 31.03.2021 dhe Pfizer me datën 12.05.2021 që nesër të paraqiten në sallën “1 Tetori” për të marrë edhe dozën e dytë. Ministria e Shëndetësisë ka […]

MSH-ja fton qytetarët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID që nesër të marrin edhe dozën e dytë Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka ftuar qytetarët të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës me datën 31.03.2021 dhe Pfizer me datën 12.05.2021 që nesër të paraqiten në sallën “1 Tetori” për të marrë edhe dozën e dytë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartëpërmendura, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19

08.06.2021

Ftohen qytetarët e listës në vijim, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 AstraZeneca me datën 31.03.2021 dhe Pfizer me datën 12.05.2021, që nesër, e mërkurë, 9 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori”për marrjen e dozës së dytë, sipas termineve të caktuara në listën e bashkëngjitur në linkun më poshtë.

Qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartëpërmendura, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë.

Luten të ftuarit që t’i respektojnë terminet sipas listës!

Klikoni në këtë LINK për të parë listën