MSH-ja del me një njoftim për mjekët dhe specialistët e papunë

06.10.2022

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ka lëshuar një njoftim për të gjithë mjekët dhe specialistët e fushave të ndryshme që janë të papunë. Kjo Ministri ka njoftuar që të gjithë këta profesionistë shëndetësorë të paraqitën në e-mail adresat zyrtare t MSH-së nga data 06 tetor deri me […]

MSH-ja del me një njoftim për mjekët dhe specialistët e papunë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ka lëshuar një njoftim për të gjithë mjekët dhe specialistët e fushave të ndryshme që janë të papunë.

Kjo Ministri ka njoftuar që të gjithë këta profesionistë shëndetësorë të paraqitën në e-mail adresat zyrtare t MSH-së nga data 06 tetor deri me 08 tetor 2022.

Njotimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Njoftim për profesionistët shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje  të gjithë mjekëve te përgjithshëm dhe specialistëve të lëmive te ndryshme, të licencuar, që aktualisht janë te pa punë, që duke filluar nga data 06 tetor deri me datën 08 tetor 2022, të  paraqitën përmes postës elektronike të MSH: msh.info@rks-gov.net si dhe  në dy  e-mail adresat e tjera: arsim.z.berisha@rks-gov.net, naim.bardiqi@rks-gov.net.

Të dhënat që kërkohen janë:

Emri dhe Mbiemri

Data e lindjes, vendlindja

Vendbanimi

Thirrja profesionale

Numri i licencës

Viti i përfundimit te studimeve në mjekësi (për doktorët e mjekësisë dhe viti i përfundimit te specializimit për specialistët)