MSH bën thirrje për vaksinim: Rreziku i komplikimeve të zemrës rritet pas infektimit me COVID-19

18.04.2022

MSH-ja thotë se studimi ka gjetur se të rinjtë e moshës 12-17 vjeçe ishin 2-6 herë më shumë të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit me COVID-19 se sa pas vaksinimit, kurse personat e moshës 18-29 vjeç ishin 7-8 herë më të rrezikuar ngav komplikimet në zemër pas infeksionit me COVID-19, se sa pas […]

MSH bën thirrje për vaksinim: Rreziku i komplikimeve të zemrës rritet pas infektimit me COVID-19 Foto: Ilustrim

MSH-ja thotë se studimi ka gjetur se të rinjtë e moshës 12-17 vjeçe ishin 2-6 herë më shumë të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit me COVID-19 se sa pas vaksinimit, kurse personat e moshës 18-29 vjeç ishin 7-8 herë më të rrezikuar ngav komplikimet në zemër pas infeksionit me COVID-19, se sa pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19.

“Studimi ka gjetur se të rinjtë e moshës 12-17 vjeçe ishin 2-6 herë më shumë të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit me Covid -19 se sa pas vaksinimit, kurse personat e moshës 18-29 vjeç ishin 7-8 herë më të rrezikuar nga komplikimet në zemër pas infeksionit me COVID-19, se sa pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19.Vaksinat ndihmojnë në mbrojtjen kundër COVID-19 dhe komplikimeve”, thuhet në apelin e MSH-së.

Tutje, thuhet se në Kosovë, të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart duhet të vaksinohen kundër coronavirusit dhe të kujdesen që ta kompletojnë vaksinimin, sepse “me kalimin e kohës bie imuniteti i fituar nga dozat paraprake të vaksinimit”.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, që nga fillimi i procesit të vaksinimit, gjithsej janë administruar 1.824.555 doza të vaksinës. Deri më sot 821.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Po ashtu, janë dhënë 100.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.