MPB: Brenda dy dite u administruan afër 6400 targa të përkohshme
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se brenda dy ditësh kanë lëshuar 6375 targa të përkohshme në të gjitha pikëkalimet kufitare. Kjo pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targa nga ana e Qeverisë së Kosovës, më 20 shtator të këtij viti. “Gjatë periudhës 20 – 22 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme […]
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se brenda dy ditësh kanë lëshuar 6375 targa të përkohshme në të gjitha pikëkalimet kufitare.
Kjo pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targa nga ana e Qeverisë së Kosovës, më 20 shtator të këtij viti.
“Gjatë periudhës 20 – 22 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.