Moti sot kryesisht me diell, mundësi për reshje shiu

27.07.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, ku gjatë këtyre dy ditëve parashihen edhe reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë […]

Moti sot kryesisht me diell, mundësi për reshje shiu Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, ku gjatë këtyre dy ditëve parashihen edhe reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.