Moti për sot: Diell dhe mjegull në mëngjes
18.12.2024
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot kryesisht me diell.
Megjithatë, në orët e mëngjesit, parashikohet të ketë mjegullë në lugina dhe ultësira, duke krijuar një atmosferë më të freskët.
Temperaturat minimale për sot do të lëvizin ndërmjet -2 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 9 deri në 12 gradë Celsius.
Era do të fryjë me intensitet të lehtë, me shpejtësi që varion nga 3 deri në 14 kilometra në orë dhe do të vijë nga drejtime të ndryshme.