Mot përvëlues, temperaturat sot deri në 33 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se kjo situatë e tillë vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit. Parashihen shumë orë me diell, […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë.
Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se kjo situatë e tillë vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.
Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.
Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikoj te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë.
