Mot i vranët dhe me riga shiu, temperaturat deri 23 gradë

28.09.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot kryesisht i qetë, me vranësira si dhe intervale me diell. Po ashtu, nga IMHK-ja kanë njoftuar se vranësirat parashihen, që në pjesën perëndimore, kryesisht në Junik dhe vendet për rreth viseve malore, të sjellin riga […]

Mot i vranët dhe me riga shiu, temperaturat deri 23 gradë Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot kryesisht i qetë, me vranësira si dhe intervale me diell.

Po ashtu, nga IMHK-ja kanë njoftuar se vranësirat parashihen, që në pjesën perëndimore, kryesisht në Junik dhe vendet për rreth viseve malore, të sjellin riga shiu.

Ndërkaq, sa i përket temperaturave, ato minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.