Edhe sot moti me diell dhe temperatura të larta

27.10.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në vendin tonë do të vazhdoj të mbajë mot i qëndrueshëm, i ngrohtë dhe me intervale të shumta me diell. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se gjatë ditës së sot me në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme. Ndërkaq, temperaturat […]

Edhe sot moti me diell dhe temperatura të larta Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në vendin tonë do të vazhdoj të mbajë mot i qëndrueshëm, i ngrohtë dhe me intervale të shumta me diell.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se gjatë ditës së sot me në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme.

Ndërkaq, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare.