Mëngjeset e ftohta, gjatë ditës temperaturat deri 22 gradë

29.10.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IIHMK) përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se mëngjesi do të jetë i ftoftë ndërkaq gjatë ditës temperaturat do të shkojnë deri në 22 gradë. Ndërkaq sa i përket […]

Mëngjeset e ftohta, gjatë ditës temperaturat deri 22 gradë Foto: Autumn, fall landscape in park. Colorful leaves, sunny blue sky.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IIHMK) përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se mëngjesi do të jetë i ftoftë ndërkaq gjatë ditës temperaturat do të shkojnë deri në 22 gradë.

Ndërkaq sa i përket temperaturave, minimalet do të jenë prej 3 deri në 6 gradë, ndërsa ato maksimalet e ditës prej 19 deri në 22 gradë Celsius.

Do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare.