Mot i vranët dhe me riga lokale shiu
Dita e martë pritet të sjellë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu në të gjithë vendin. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), nuk përjashtohet mundësia që reshjet të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh, duke kërkuar kështu kujdes nga qytetarët.
Sa i përket temperaturave, IHMK parashikon që vlerat minimale të lëvizin ndërmjet 5 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë nga 19 deri në 23 gradë Celsius.
Gjatë ditës, do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimor me një shpejtësi që do të variojë nga 1 deri në 11 metra për sekondë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thekson se dita e martë do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, ndaj u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet e metejshme.