Java e ardhshme me mot të ndryshueshëm, temperaturat shkojnë deri në 29°C
Gjatë javës së ardhshme, nga 14 deri më 18 shtator, në Kosovë pritet mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa të martën parashihen riga shiu në disa pjesë të vendit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga e mërkura temperaturat do të shënojnë rritje graduale, duke arritur deri në 29°C të enjten.
Të hënën temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri në 24°C, ndërsa të martën nga 19 deri në 24°C. Të mërkurën priten temperatura deri në 28°C, ndërsa të enjten deri në 29°C.
Të premten moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, me mundësi për ndonjë rigë shiu në zona të kufizuara.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 23 deri në 27°C.
Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike gjatë kësaj periudhe do të jenë përgjithësisht të favorshme.
