Miratohet nga Qeveria, nga 1 janari 2025, shtetasit e Bosnje-Hercegovinës do të mund të udhëtojnë në Kosovë vetëm me letërnjoftim

para 40 dite

Nga 1 janari 2024, shtetasit e Bosnje-Hercegovinës do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt Kosovës vetëm me letërnjoftim biometrik. Këtë vendim e ka miratuar Qeveria e Kosovës, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook.

Miratohet nga Qeveria, nga 1 janari 2025, shtetasit e Bosnje-Hercegovinës do të mund të udhëtojnë në Kosovë vetëm me letërnjoftim

Kurti ka theksuar se shpreson që Bosnje-Hercegovina ta ratifikojë sa më shpejt Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, duke përfunduar bllokadën e imponuar nga entiteti i Republikës Srpska.

“Bllokada nga entiteti i Republikës Srpska i ka privuar për shumë gjatë qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës të drejtën e lëvizjes së lirë me letërnjoftime, në kohën kur i gjithë rajoni udhëton lirshëm drejt Bashkimit Evropian. Teksa ne po i japim fund pritjes së qytetarëve nga Bosnje dhe Hercegovina, mbetemi me shpresë se Bosnje dhe Hercegovina do të jetë në gjendje ta ratifikojë marrëveshjen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që i gjithë rajoni të gëzojë lirinë e lëvizjes,” ka shkruar Kurti.

Etiketat

Ofertat e fundit