MINT publikon çmimet e derivateve, benzina 2 cent më lirë

20.07.2022

Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë 0.78, benzina është liruar për 2 cent, ndërsa çmimi i naftës ka mbetur i njejtë. Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës: Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74  €  për litër; Çmimi maksimal i lejuar i […]

MINT publikon çmimet e derivateve, benzina 2 cent më lirë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë 0.78, benzina është liruar për 2 cent, ndërsa çmimi i naftës ka mbetur i njejtë.

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës:

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74  €  për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.61  € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78  €  për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 20/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.