Ministria e Tregtisë, vazhdon t’i paguajë puntorët nga komuniteti serb pa dalë fare në punë

11.06.2024

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) gjatë vitit 2023 kishte kompensuar punonjësit pa shkuar fare në punë.
Bëhet fjhalë për dukurin tashmë të njohur të punësimve të komunitetit serb të cilët me vite marrin paga pa shkuar fare në punë.

Ministria e Tregtisë, vazhdon t’i paguajë puntorët nga komuniteti serb pa dalë fare në punë Foto: Ilustrim

Kjo është konstatuar nga Zyra Kombëtare e Auditorit ku sipas nenit 8 të rregullores nr.12/2020 për orarin e punës dhe pushimet e zyrtareve , përcakton se gjatë orarit të punës të gjithë zyrtarët publikë janë të obliguar të jenë në vendin e punës, raporton Indeksonline.
Çdo zyrtarë publikë shënohet në librin e vijueshmërisë në punë ose në regjistrin elektronik.

“Me vendimin nr 06/39 të datës 22.07.2015, ministria ishte obliguar t’i sistemonte 25 punonjës të komunitetit serb me qëllim të integrimit të tyre në sistemin e Republikës së Kosovës. Këta punonjës nuk kmishin punuar asnjëherë në MTI që nga viti 2016 kur edhe janë nënshkruar aktemërimet e tyre. Rrjedhimisht, sipas konfirmimeve nga zyrtarët relevantë, për të njëjtit nuk kishte deshmi të vijueshmërisë në punë. Shpenzimi për vitin 2023 për këtë kategori ishte 133,636 euro”, thuhet në raportin ZAK-së.

Po ashtu sipas auditorit, kjo dukuri po vazhdon të jetë prezente ndër vite edhe pse është raportuar në vazhdimësi nga raportet e auditimit.
“Ministria ende nuk ka arritur të marrë masa konkrete në sistemin , angazhimin dhe monitorimin e kësasj kategorie të të punësuarve”, thuhet në raport.
Gjetje tjetër është evidentuar se ministria gjatë vitit 2023 ka paguar dhe regjistruar shpenzime në vlerë prej 600,424 euro në kategori ekonomike jo adekuate.
Shpenzimet për nga natyra i takonin kategorisë subvencione dhe trasfereve ndërsa ishin ekzekutuar nga kategoria investime kapitale. Shpenzimet kishin të bënmin me subvencionimin e produkteve të qumështit.
“Keqklasifikimi ishte ndikuar nga ekzekutimi i pagesave përmes Thesarit për vendimet e gjykatave. Thesari ishte drejtuar me kërkesën për propozimin e ekzekutimit të pagesës sipas kategorisë përkatëse ekonomike, mirëpo MINT-i kishte vendorit që pagesa të ekzekutohet nga kategoria e inevstimeve kapitale, në mënyrë që të mos cenojnë mbeshtetjen për projektet tjera të planifikuara nga subvencionet.
Ndikimi pagesat e kryera nga kodet joadekuate të shpenzimeve kanë ndikuar në mbivlerësimin e investimeve kapitale dhe nënvlerësimin e subvencioneve dhe tgransfereve duke ndikuar në paraqitjen jo të saktë dhe jo të drejtë të shpenzimeve në PFV”, thuhet në raport.

Po ashtu ZKA-ja ka gjetur parregullsi edhe te vlerësimet e pasurisë dhe se ka gjetur se MINT ka bërë mbivlerësim të pasurive kapitale.

Për projektin “Ndërtimi i mbikalimit për këmbësor dhe dy bus stacioneve te parku i biznesit në Drenas” gjashtë transaksione në vlerë prej 113 mijë e 669 euro ishin klasifikuar si ndërtesa administrative, duke u zhvlerësuar për 40 vjet, ndërsa sipas rregullores doi të duhej të ishin klasifikuar si “kapital tjetër” me jetëgjatësi 10 vjet. Prej tyre, tre transaksione në vlerë totale prej 93 mijë e 774 euro ishin ende të regjistruara si investime në vijim edhe pse pranimi teknik i projektit ishte bërë më investime në vijim edhe pse pranimi teknik i projektit ishte bërë më 18.12.2019.

Sipas kalkulimeve vlera neto në libra e këtyre pagesave do të duhej të ishte 76,815 euro me çrast regjistrat ishin mbivlerësuar për 37,054 euro.
Po ashtu edhe për projektin “Ndërtimi i kanalizimit të implantit për ujërat e zeza në parkun e biznesit në Drenas, gjashtë transaksone të testuara në vlerë totale prej 94.114 euro ishin ende të regjistruara si inevstime në vijim dule u zhvlerësuar fare edhe pse pranimi teknmik I projektit ishte bërë më 27.11.2018, që nëse do aplikohej zhvlerësimi, VNL do të duhej të ishte 46,273 euro. Në anën tjetër, për të njëjtin projekt, pesë transakcione tjera në vlerë totale 175,354 euro , u është aplikuar zhvlerësimi nga momenti I pagesës pa u bërë pranimi teknik. Si p[asojë vlera neto e tyre në regjistra ishte 18,102 euro në vend që të ishte 86,216 euro.

Duke iu referuar kërkesave të rregullores, dhe pranimit teknik, në total gjendja e regjistrit të pasurisë ishte nënvlerësuar për 20,273 euro.

Kjo kishte ndodhur si rezultat u klasifikimit të gabuar të këtyre pasurive me rastin e regjistrimit së tyre dhe në vazhdimësi kjo nuk ishte korigjuar. Po ashtu, nga mungesa e koordinimit midis departamenteve përkatëse ku pas pranimit teknik të projekteve nuk ishte njoftuar zyrtarja e pasurisë për të kryer korrigjimet e nevojshme në sistem.