Inspektorati i Tregut në aksion para Bajramit: kontrollohen çmimet dhe deklarimet e produkteve

19.03.2026

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka intensifikuar aktivitetet inspektuese në të gjithë territorin e Kosovës, në prag të festës së Bajramit, me fokus kryesor verifikimin e çmimeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Inspektorati i Tregut në aksion para Bajramit: kontrollohen çmimet dhe deklarimet e produkteve Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë gjithë javës janë zhvilluar kontrolle të gjera nëpër biznese, ku përveç çmimeve, është verifikuar edhe saktësia e deklarimeve për produktet si dhe origjina e tyre.

Qëllimi i këtij aksioni është rritja e transparencës në treg dhe parandalimi i praktikave të padrejta tregtare.Autoritetet kanë bërë të ditur se ndaj operatorëve ekonomikë që janë konstatuar në shkelje të ligjit janë ndërmarrë masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Inspektorati ka theksuar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synimin që tregu të funksionojë sipas rregullave dhe qytetarët të kenë siguri dhe besim në produktet që konsumojnë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More