Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë, përveç vezëve shtrenjtohen mishi dhe qumështi

  • 11.01.2023
Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë, përveç vezëve shtrenjtohen mishi dhe qumështi

Deri në dy euro më shtrenjtë se disa ditë më parë po kushton një komplet vezë në tregun e Kosovës.

Ky është vetëm një nga produktet që pësuan rritje të çmimit pas festave të fundvitit.

Pos kësaj, më shtrenjtë janë tani edhe produktet e qumështit, mishi e duhani.


Në maketet e vendit ka pasur raste kur një komplet vezë ka kushtuar deri në pesë euro e 15 cent.

Këto ngritje të çmimeve nga Ministria e Tregtisë thonë se po i inspektojnë, ndërsa nuk iu përgjigjën konkretisht RTV Dukagjinit nëse do të ndërmarrin ndonjë veprim.

“Inspektorati i Tregut gjatë muajve të fundit ka shtuar numrin e inspektimeve për mbrojtjen e konsumatorit, në veçanti për mbikëqyrjen e etiketës që tregon flamurin e origjinës së produktit. Këto inspektime kanë vazhduar edhe ditëve të festave zyrtare në Republikën e Kosovës. Në çdo rast janë duke u ndërmarr veprime në pajtim me legjislacionin në fuqi (gjoba dhe urdhëresë të menjëhershme për eliminim të parregullsive)”, kanë thënë nga Ministria e Tregtisë.

Pavarësisht që Ministria thotë se po inspekton, qytetarët po përballën me çmime marramendëse.

“Jam dëshmitar nëpër të gjitha maketet ka ngritje të çmimeve, tash është koha e ftohtë dhe mungesa e vezëve nëpër ekonomitë familjare por edhe në ekonomi më të mëdha familjare ka konsumim më tepër, prandaj ndoshta janë ngritur edhe çmimet”, ka deklaruar Adem Ramadani – qytetar.

“Me aftësinë blerëse nëse ke ble dy litra vaj, tash ke me ble një litër vaj, rrjedhimisht që do të thotë tryeza jonë po varfërohet”, ka thënë Mirand Zeneli – qytetar.

Ka qytetar që këtë situatë po e konsiderojnë turp për pushtetarët.

“Njerëzit kanë jetuar e mbijetuar por tash për momentin është një turp çka po ndodhë tash, sa është e përballueshme, çka duhet me bo një qytetar i papunë, të dal në rrugë”, ka Sabri Kadriu – qytetar.

Por, ekonomistët nuk po i konsiderojnë si reale këto rritje të çmimeve pasi vlerësojnë se tregtarët shfrytëzuan ardhjen e diasporës për ndryshimin e çmimeve.

“Nuk mund të jetë arsye gjithmonë për ngritje të çmimeve lufta në Ukrainë dhe në këtë drejtim besoj që është koha të kemi më shumë monitorim, kush I ndan e mban subvencionet për tregtar, kush I monitoron ata? Në të njëjtën koha autoriteti i konkurrencës duhet të jetë më aktiv e të veproj karshi kësaj”, ka deklaruar Safet Gërxhaliu – ekonomist.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2022 vendi kishte normë mesatare të inflacionit për 12 për qind, kurse Banka Qendrore parasheh që inflacioni të pësojë rënie në vitin 2023. /Dukagjini/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë