Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare

17.05.2024

Ministria e Mbrojtjes ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare.

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare Foto: Ilustrim

Konkursi do të jetë i hapur nga data 03.06.2024 deri më 17.06.2024, ndërsa mosha e kërkuar është 18 deri 22 vjeç.

“Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ministri Ejup Maqedonci.

Njoftimi i plotë:

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐡𝐩𝐚𝐥𝐥 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐮𝐫𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝐚𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟒/𝟐𝟎𝟐𝟓 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐝𝐞𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐞̈𝐭 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐮𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞:

1. Qendra për Studime Universitare e FSK-së;

– Universiteti Amerikan në Kosovë 

2. Republika e Shqipërisë/Akademia Ushtarake;

– Teknologji Informative në fushën e mbrojtjes

– Marrëdhënie Ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes 

– Shkenca Komunikimi në fushën e mbrojtjes

3. Republika e Turqisë;

-Akademia Ushtarake Tokësore 

-Akademia Ushtarake Mjekësore

4. Republika e Kroacisë- Akademia Ushtarake/Universiteti i Zagrebit;

– Lidershipi dhe Menaxhmenti Ushtarak

𝐊𝐨𝐧𝐤𝐮𝐫𝐬𝐢 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐚𝐭𝐚 𝟎𝟑.𝟎𝟔.𝟐𝟎𝟐𝟒 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝟏𝟕.𝟎𝟔.𝟐𝟎𝟐𝟒.

Aplikimi është online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply

Njoftimi për shpalljen e konkursit gjendet në ëeb faqen e MM-së: https://mod.rks-gov.net/Page/15.

Mosha për aplikim 18 deri 22 vjeç (Turqi: Të mos ketë mbushur 21 vjet).

Për informata shtesë, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 ose në email: rekrutimi@fsk-rks.org

Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.

𝐁𝐞̈𝐡𝐮 𝐨𝐟𝐢𝐜𝐞𝐫 𝐢 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬!