Ministria e Drejtësisë konfirmon se s’ka ndonjë kriter shtesë për liberalizimin e vizave

10.10.2022

Edhe tri ditë kanë mbetur deri tek dita ku Bashkimi Evropian pritet të diskutojë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Nga Ministria e Drejtësisë thonë për Sinjalin se nuk ka ndonjë kriter shtesë, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave. Edhe pse më 1 korrik të viti 2018 Komisioni Evropian kishte konfirmuar se […]

Ministria e Drejtësisë konfirmon se s’ka ndonjë kriter shtesë për liberalizimin e vizave Foto: Ilustrim

Edhe tri ditë kanë mbetur deri tek dita ku Bashkimi Evropian pritet të diskutojë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë për Sinjalin se nuk ka ndonjë kriter shtesë, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

Edhe pse më 1 korrik të viti 2018 Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, por as pas katër vjetësh kosovarët nuk po mund të udhtojnë pa viza.

Nga ana tjetër deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ta miratojnë Projekt Kodin Civil, i cili parasheh mundësinë e bashkëjetesës së partnerëve të së njëjtës gjini, ku mund të nxis papajtueshmëri në diskutimin e BE-së.

Nga Ministria e Drejtësisë  thonë se sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave nuk ka informata të ketë ndonjë kriter shtesë.

Sa i përket Projekt kodit Civil, Ministria e Drejtësisë theksojnë se po punojnë që drafti të procedohet shumë shpejt fillimisht në Zyre të Kryeministrit për shqyrtim dhe aprovim nga ana e Qeverisë dhe më pas procedimin e tij në Kuvend, siç përcaktohet me dispozitat përkatëse në fuqi.

Deputeti Eman Rrahmani nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje i cili edhe më parë nuk e ka votuar Kodin Civil për shkak të nenit 1138, ku dhe kishte kërkuar tërheqjen e projektit.

Ai ka paralajmëruar se prapë nuk do ta votojë me përmbajtje të njëjtë.

 “Jo nuk do ta votojë nëse vjen me përmbajtje të njëjte”, tha deputeti Eman Rrahmani.

Ndërkaq nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk janë përgjigjur rreth e pritjeve nga takimi i 13 tetorit në BE, ku do të diskutohet për liberalizmin e vizave.