Shefi i Zyrës së Kosovës në Greqi për “Tovima” : Në gjysmën e parë të vitit 2024, gati dy milionë kosovarë vizituan Greqinë

22.02.2025

Pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Europian më 1 janar 2024, Kosova ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme të udhëtimeve drejt Greqisë, duke forcuar lidhjet sociale, kulturore dhe ekonomike mes dy vendeve.

Shefi i Zyrës së Kosovës në Greqi për “Tovima” : Në gjysmën e parë të vitit 2024, gati dy milionë kosovarë vizituan Greqinë Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të publikuara nga shefi i Zyrës së Kosovës në Greqi, Fitim Gllareva, në një shkrim autorial në gazetën greke “To Vima”, gati dy milionë kosovarë kanë vizituar Greqinë vetëm në gjysmën e parë të vitit 2024.

Kjo shifër e lartë dëshmon ndikimin e madh të liberalizimit të vizave në lëvizjen e qytetarëve dhe në forcimin e lidhjeve mes dy kombeve. Përveç rritjes së turizmit, Gllareva thekson edhe forcimin e lidhjeve kulturore mes Kosovës dhe Greqisë. Universiteti i Prishtinës ka prezantuar kurse të gjuhës greke dhe ka zyrtarizuar marrëveshje bashkëpunimi me disa universitete greke, së fundmi me Universitetin Panteion.

Në shkrimin e tij, Gllareva thekson se edhe pse Greqia nuk e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, përvjetori i 17-të i pavarësisë së Kosovës shërben si një mundësi për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, dialogut dhe prosperitetit të përbashkët në rajon. Ai shpreh mirënjohjen e Kosovës ndaj Greqisë për rolin e saj në integrimin e Kosovës në proceset europiane, veçanërisht në kuadër të Agjendës së Selanikut të vitit 2003.

Lidhjet ekonomike mes dy vendeve po ashtu kanë shënuar rritje të qëndrueshme, duke kaluar shifrën e 300 milionë eurove. Kompanitë greke janë të pranishme në Kosovë dhe po mirëpriten ngrohtësisht, falë vendndodhjes strategjike të Kosovës në zemër të Ballkanit dhe klimës së favorshme për investitorë.

“Kosova ofron qasje të përshtatshme në Bashkimin Europian me rrugë ajrore, rrugore dhe hekurudhore, si dhe nëpërmjet porteve kryesore detare si Selaniku (Greqi), Durrësi (Shqipëri) dhe Tivari (Mali i Zi). Popullsia e re, taksat e ulëta mbi të ardhurat, një sistem bankar i sigurt dhe një monedhë e qëndrueshme janë ndër faktorët kryesorë që krijojnë një klimë të favorshme për investitorët, veçanërisht në sektorë si energjia, miniera, telekomunikacioni dhe teknologjia e informacionit,” shkruan Gllareva.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More