Licensohen mbi 700 profesionistë për shërbime sociale
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se nga muaji janar i këtij viti deri në shtator, janë licensuar 488 profesionistë dhe 240 punonjës profesional të shërbimeve sociale e familjare.
Foto: Ilustrim
Ministria e Drejtsisë ka njoftuar se të licensuarit do të ofrojnë mbështetje për fëmijët, të moshuarit, familjet në nevojë dhe të gjithë qytetarët që kërkojnë përkujdesje.
Ministria e Drejtësisë tutje njofton se ky rezultat dëshmon përkushtimin e tyre që përkujdesjen sociale ta trajtojë me prioritet shtetëror.

“Nga janari deri në shtator, Ministria e Drejtësisë ka licencuar përmes Këshillit Profesional 488 profesionistë dhe 240 punonjës profesional të shërbimeve sociale e familjare, të cilët ofrojnë mbështetje për fëmijët, të moshuarit, familjet në nevojë dhe të gjithë qytetarët që kërkojnë përkujdesje.
Ky rezultat dëshmon përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë që përkujdesjen sociale ta trajtojë me prioritet shtetëror, duke garantuar mbrojtje dhe mbështetje për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë” thuhet në njoftim.