Ministri Murati jep lajmin e mirë për bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës

20.02.2022

Ai thotë se u është pafundësisht mirënjohës bashkatdhetarëve tanë për mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë përgjatë viteve. Njoftimi i plotë: Sot bëhen 6 muaj që nga emetimi i parë i Bonove të Diasporës! Kjo datë përkon edhe me datën kur bëhet pagesa e parë e interesit, i cili sipas rregullores paguhet çdo 6 muaj. […]

Ministri Murati jep lajmin e mirë për bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës Foto: Ilustrim

Ai thotë se u është pafundësisht mirënjohës bashkatdhetarëve tanë për mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë përgjatë viteve.

Njoftimi i plotë:

Sot bëhen 6 muaj që nga emetimi i parë i Bonove të Diasporës!

Kjo datë përkon edhe me datën kur bëhet pagesa e parë e interesit, i cili sipas rregullores paguhet çdo 6 muaj.

Të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës, prej nesër do të pranojnë shumën e fituar të interesit për 6 muajt e parë në llogaritë e tyre në bankën përmes së cilës kanë investuar.

U jemi pafundësisht mirënjohës bashkatdhetarëve tanë për mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë përgjatë viteve, dhe tani po vazhdojnë të kontribuojnë edhe në zhvillimin e vendit.