Ministri i Mbrojtjes: Po shqyrtojmë mundësitë që siguria të futet si lëndë mësimore në shkolla

04.05.2022

Ai tha se në këtë lëndë do të përfshihen mësimet se si jepet ndihma e parë, si duhet të reagojmë në rastet e fatkeqësive, e të tjera. “Në këtë drejtim kemi formuar një grup punues me shiku se a ka ndonjë mundësi për ta futur lëndën e sigurisë në shkolla. Si jepet ndihma e parë, […]

Ministri i Mbrojtjes: Po shqyrtojmë mundësitë që siguria të futet si lëndë mësimore në shkolla Foto: Ilustrim

Ai tha se në këtë lëndë do të përfshihen mësimet se si jepet ndihma e parë, si duhet të reagojmë në rastet e fatkeqësive, e të tjera.

“Në këtë drejtim kemi formuar një grup punues me shiku se a ka ndonjë mundësi për ta futur lëndën e sigurisë në shkolla. Si jepet ndihma e parë, si duhet të reagojmë në rastet e fatkeqësive të jenë pjesë e kësaj lënde”, deklaroi ministri para anëtarëve të komisionit.

Po ashtu, në këtë raportim Mehaj u pyet se kur pritet që të miratohet Ligji për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Ai ka thënë se duhet që të ketë rezervë vullnetare të ushtrisë.

“Duhet të bëhet edhe një vlerësim, duhet të ketë një rezervë vullnetare të ushtrisë. Pra, duhet të ketë edhe harmonizim me strategjinë e sigurisë”, tha ai.