MASh: Prindërit të mos blejnë ende tekstet mësimore, katalogu me çmime nuk është publikuar
Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.
Sipas MAShT-it, procesi i negocimit të çmimeve të teksteve mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar zyrtarisht.
Ministria ka njoftuar se pas përfundimit të negociatave do të publikohet katalogu përfundimtar dhe do të përcaktohet shuma që do të ndahet për blerjen e librave për secilin nxënës.
MAShT u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin njoftimin zyrtar dhe të mos bëjnë blerje paraprake. Në të njëjtën kohë, librarive dhe shitësve u është kërkuar të mos fillojnë shitjen e teksteve para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar.
Ministria ka theksuar se për informacionet e mëtejshme duhet t’u referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të saj.
