Mëngjeset e ftohta, temperaturat sot deri në 23 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se mëngjeset e kësaj jave në vendin tonë parashihen të jenë relativisht të freskëta. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se vranësira do të ketë kryesisht në stadet e larta të Troposferës. Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, (50-75%), […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se mëngjeset e kësaj jave në vendin tonë parashihen të jenë relativisht të freskëta.
Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se vranësira do të ketë kryesisht në stadet e larta të Troposferës.
Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).
Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-23 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.