Mbyllen kufijtë tokësorë, në Kosovë mund të hyjnë vetëm shtetasit kosovarë

14.03.2020

Dje në një mbledhje urgjente nga Qeveria e Kosovës mori vendim që të mbyllen kufijtë tokësorë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Coronavirusi Covid-19, Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka njoftuar se ka filluar zbatimi i këtij vendimi për mbylljen e kufijve për shtetasit e huajë. Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për […]

Mbyllen kufijtë tokësorë, në Kosovë mund të hyjnë vetëm shtetasit kosovarë Foto: Ilustrim

Dje në një mbledhje urgjente nga Qeveria e Kosovës mori vendim që të mbyllen kufijtë tokësorë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Coronavirusi Covid-19, Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka njoftuar se ka filluar zbatimi i këtij vendimi për mbylljen e kufijve për shtetasit e huajë.

Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) përmes një postimi nëfaqen zyrtare, ku ka njoftuar se mbyllja e kufirit nuk vlen për qytetarët kosovarë.

Po ashtu të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët do të hyjnë përmes pikave kufitare do t’i nënshtrohen disa kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetëizolohen për 14 ditë.

“Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga #Kosova”, thuhet në njoftim.