Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë nga 26 janari
Sipas njoftimit të pranuar nga autoritetet kufitare të palës serbe, duke filluar nga nesër, më 26.01.2026, nga ora 12:00, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PKK) me Serbinë.
Kjo ndërprerje vjen si pasojë e protestave të shoferëve të kamionëve, të organizuara në territorin e Serbisë, në reagim ndaj masave të ndërmarra nga Bashkimi Evropian për shoferët e rajonit.
Sipas njoftimit zyrtar, protestat mund të zgjasin deri në shtatë ditë dhe pritet të ndikojnë ndjeshëm në qarkullimin e mjeteve të transportit të mallrave, duke shkaktuar ngarkesë të shtuar të trafikut në zonat kufitare të Republikës së Kosovës me vendet e rajonit që janë të përfshira në protesta.
Autoritetet rekomandojnë që shoqatat e transportit të mallrave dhe shoferët e kamionëve të mbajnë kontakte të vazhdueshme me homologët dhe kolegët e tyre në rajon për informacione të përditësuara.
Për informata shtesë, qytetarët dhe operatorët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në numrat:
📞 +383 45 198 000
📞 +383 45 198 606
📞 Numri pa pagesë: 0800 50095
