Përfundon protesta afër kufirit Kosovë-Serbi, QKMK: Nuk ka pasur incidente

24.12.2025

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar (QKMK) ka bërë të ditur se protesta e paralajmëruar dje në fshatin Kastrat, në Komunën e Kurshumlisë (Serbi), është mbajtur sot dhe ka përfunduar pa incidente.

Autoritetet e QKMK-së njoftojnë se nuk ka pasur ndonjë situatë të rëndë gjatë zhvillimit të protestës dhe se çdo zhvillim i mëtejshëm do të raportohet në kohë reale.

Për informata shtesë ose nevojë për ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë QKMK-në në numrat e mëposhtëm:
📞 +383 45 198 000
📞 +383 45 198 606
📞 0800 500 95

QKMK apelon për qetësi dhe bashkëpunim të qytetarëve dhe garanton monitorimin e vazhdueshëm të situatës kufitare.