Mbi 97 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

12.06.2021

Tash e disa muaj është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës. Vaksinimi i qytetarëve ka bërë që muajve të fundit të shënojë rënie numri i rasteve të të infektuarve me COVID-19, njëashtu edhe numri i rasteve të vdekjes nga ky virus ka shënuar rënie. Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në […]

Mbi 97 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Tash e disa muaj është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Vaksinimi i qytetarëve ka bërë që muajve të fundit të shënojë rënie numri i rasteve të të infektuarve me COVID-19, njëashtu edhe numri i rasteve të vdekjes nga ky virus ka shënuar rënie.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në nivel vendi janë vaksinuar 1200 qytetarë.

Ndërsa Bardhi ka thënë se që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë vaksinuar 97 mijë e 500 persona me vaksinën kundër COVID-19.

Qytetarët e vendit po vaksinohen me dozën e vaksinës të llojit “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19, ndërsa asnjë rast i vdekjes./SuharekaOnline/