Mbi 80 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

05.06.2021

Mbi 80 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-COVID në nivel vendi prej kur në Kosovë ka filluar procesi i vaksinimit në muajin mars. Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë vaksinuar 460 persona ndërsa në nivel vendi janë 1 mijë e 300 të vaksinuar. Këto të dhëna i bëri të ditur në një konferencë për […]

Mbi 80 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Mbi 80 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-COVID në nivel vendi prej kur në Kosovë ka filluar procesi i vaksinimit në muajin mars.

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë vaksinuar 460 persona ndërsa në nivel vendi janë 1 mijë e 300 të vaksinuar.

Këto të dhëna i bëri të ditur në një konferencë për medie, Niman Bardhi menaxher i Qendrës së vaksinimit.

Ai në një konferencë për medie tha se edhe procesi i marrjes së dozës së dytë të vaksinën është duke shkuar në rregull.

“Aktualisht në sallën ‘1 Tetori’ kemi mbi 460 vaksina të aplikuara ndërsa nëse i referohemi nivelit të vendit deri në këto qaste kemi 1300 vaksina të aplikuara”.

“Kur jemi te procesi i vaksinimit në total nga fillimi i aplikimit të dozës së dytë jemi te shifra e 10 mijë vaksinave të aplikuara. Ndërsa nëse flasim nga dita e parë kemi 80 mijë vaksina të aplikuara.

Të gjithë ata që kanë marrë dozën e parë në kartonin e tyre e kanë datën e caktuar dhe shpresojmë që doza e parë dhe e dytë nuk do të përfundojnë sepse do të na përcjellin gjatë gjithë kohës”.