Mbi 80 mijë punëkërkues të regjistruar vitin e kaluar

15.01.2022

Drin Haraçia, drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, ka deklaruar se deri në fund të vitit 2021 numri i punëkërkuesve të regjistruar ishte rreth 82 mijë persona. Po ashtu, Haraçia ka shtuar se prej rreth 82 mijë punëkërkuesve, 38 mijë prej tyre janë femra, ndërkaq 43 mijë janë meshkuj. Ai […]

Mbi 80 mijë punëkërkues të regjistruar vitin e kaluar Foto: Ilustrim

Drin Haraçia, drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, ka deklaruar se deri në fund të vitit 2021 numri i punëkërkuesve të regjistruar ishte rreth 82 mijë persona.

Po ashtu, Haraçia ka shtuar se prej rreth 82 mijë punëkërkuesve, 38 mijë prej tyre janë femra, ndërkaq 43 mijë janë meshkuj.

Ai ka theksuar se 8 mijë e 372 persona janë regjistruar për herë të parë si punëkërkues.

“Nga rreth 82 mijë persona që janë të regjistruar si të pa punë, prej tyre 38 mijë janë femra ndërsa 43 mijë janë meshkuj. Ndërsa ata të regjistruar për herë të parë gjatë vitit 2021 është 8 372 persona të cilët janë regjistruar për herë të parë si punëkërkues në kuadër të zyrave të punësimit. 4 616 femra, ndërsa meshkuj 3 758”.

Sipas tij, gjatë vitit 2020 ka pasur një rritje të madhe të numrit të punëkërkueseve e që arsyeja kryesore ka qenë përfitimi nga Pako Emergjente të Qeverisë për përkrahjen e këtyre kategorive si pasojë e Covid-19.

Ai theksoi se kërkesa për punë ka më shumë në shërbime të shitjes, profesionistë, teknikët dhe bashkëpunëtorët profesional, por edhe sektorin e teknologjisë informative.

“Në 2020 kemi pasur mbi 90 mijë punëkërkues të regjistruar. Në ARPK, të papunë më shumë ka më shumë në profesionet elementare, si të zejes dhe profesioneve të ngjashme, punëtorët për shitje, bashkëpunëtorët profesional etj. Ne kemi më shumë kërkesa nga bizneset për profilet të cilat kanë të bëjnë me sektorin e teknologjisë informative”, tha ai për EkonomiaOnline.

Haraçia ka sqaruar se i përkrahin bizneset me programe në kuadër të masave aktive të tregut të punës.

“Në kuadër të bashkëpunimit në sektorin privat me bizneset kryesisht ne i përkrahim në kuadër të masave aktive të tregut të punës. Subvencionimi i pagave, një program që subvencionohet për 12 muaj një punëkërkues, ka mundësi të përkrahet nga biznesi dhe nga agjencia në këtë rast”.