Si u përgjysmua numri i punëkërkuesve në Komunën e Suharekës!
Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) publikon Buletinin Tremujor për tremujorin e katërt (TM4) 2022. Buletini tremujor (TM4 2022) është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare, në Komunën e Suharekës në tre muajt e fundit të vitit 2022 ka shënuar rënie numri i punëkërkuesve, […]
Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) publikon Buletinin Tremujor për tremujorin e katërt (TM4) 2022.
Buletini tremujor (TM4 2022) është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare, në Komunën e Suharekës në tre muajt e fundit të vitit 2022 ka shënuar rënie numri i punëkërkuesve, krahasuar me tre muajt e parë të vitit paraprak.
Madje sipas të dhënave që ka siguruar SuharekaOnline figuron që numri i punëkërkuesve në Komunën e Suharekës është përgjysmuar.
Nga të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se gjatë muajit tetor të vitit 2022, në Komunën e Suharekës janë regjistruar 2.845 punë kërkues, prej tyre 1.426 meshkuj dhe 1.416 femra. Ky numër është rritur në 2.886 në muajin nëntor të po të nëjtit vit, prej tyre 1.443 meshkuj dhe 1.443 femra, ndërsa në muajin dhjetor numri përsëri është rritur në 2.916 punëkërkues, prej tyre 1.452 meshkuj dhe 1.464 femra.
Pavarësisht rritjës së numrit gjatë këtyre tre muajve, krahasuar me tre muajt e parë të vitit 2022 numri i punëkërkuesve në Suharekë ka shënuar rënie.
Muaji/Viti | Numri i punëkërkuesve meshkuj në Komunën e Suharekës | Numri i punëkërkuesve femra në Komunën e Suharekës | TOTALI |
Janar/2022 | 2.166 | 1.890 | 4.056 |
Shkurt/2022 | 2.184 | 1.929 | 4.113 |
Mars/2022 | 2.023 | 1.714 | 3.737 |
Prill/2022 | 1.215 | 1.151 | 2.366 |
Maj/2022 | 1.229 | 1.182 | 2.411 |
Qershor/2022 | 1.237 | 1.191 | 2.428 |
Korrik/2022 | 1.333 | 1.288 | 2.621 |
Gusht/2022 | 1.350 | 1.304 | 2.654 |
Shtator/2022 | 1.362 | 1.316 | 2.678 |
Tetor/2022 | 1.429 | 1.416 | 2.845 |
Nëntor/2022 | 1.443 | 1.443 | 2.886 |
Dhjetor/2022 | 1.452 | 1.464 | 2.916 |