Si u përgjysmua numri i punëkërkuesve në Suharekë gjatë vitit 2022!
Kosova për vite të tëra është përballur me papunësi, ku shumë qytetarë të vendit kanë hasur në probleme derisa janë punësuar. Numri i personave të papunësuar dhe atyre që kanë kërkuar punë në Kosovë e poashtu edhe në Komunën e Suharekës, ka qenë i ndryshueshëm, shkruan SuharekaOnline. Ndryshimet në numrin e punëkërkuesve kanë ndodhur për […]
Kosova për vite të tëra është përballur me papunësi, ku shumë qytetarë të vendit kanë hasur në probleme derisa janë punësuar.
Numri i personave të papunësuar dhe atyre që kanë kërkuar punë në Kosovë e poashtu edhe në Komunën e Suharekës, ka qenë i ndryshueshëm, shkruan SuharekaOnline.
Ndryshimet në numrin e punëkërkuesve kanë ndodhur për arsye të ndryshme ku njëra ndër to është largimi i qytetarëve nga vendi.
Një ndryshim i tillë është vërejtur edhe në Komunën e Suharekës veçanërisht gjatë vitit 2022.
Po si ka ndryshuar numri i punëkërkuesve në Komunën e Suharekës në vitin 2022?
SuharekaOnline në vazhdimësi përcjellë dhe transmeton të dhëna nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku ndër tjerash publikohet edhe numri zyrtar i punëkërkuesve në Komunën e Suharekës.
Nga të dhënat që posedon redaksia numri i personave që kanë kërkuar punë në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2022, pothuajse është përgjysmuar!
Në janar të vitit 2022 në Komunën e Suharekës numri total i personave që kanë kërkuar punë ka qenë 4.056, prej tyre 2.166 meshkuj dhe 1.890 femra. Ndërsa në muajin shkurt 2022, në Suharekë u regjistrua numri më i madh i personave që kanë kërkuar punë, në total ishin 4.113 punëkërkues, prej tyre 2.184 meshkuj dhe 1.929 femra.
Sipas të dhënave të ASK-së, muajve në vazhdim ky numër ka shënuar rënie të dukshme, nga muaji prill e deri në dhjetor të vitit paraprak numri i punëkërkuesve nuk ishte më i lart se mbi 2.600.
SuharekaOnline më poshtë do të paraqet numrin e punë kërkuesve në Komunën e Suharekës, i cili nga muaji në muaj shënoi rënie të dukshme për arsye dhe faktor të ndryshëm.
Muaji/Viti | Numri i punëkërkuesve meshkuj në Komunën e Suharekës | Numri i punëkërkuesve femra në Komunën e Suharekës | Numri total i punëkërkuesve në Komunën e Suharekës |
Janar, 2022 | 2.166 | 1.890 | 4.056 |
Shkurt, 2022 | 2.184 | 1.929 | 4.133 |
Mars, 2022 | 2.023 | 1.714 | 3.737 |
Prill, 2022 | 1.215 | 1.151 | 2.366 |
Maj, 2022 | 1.229 | 1.182 | 2.411 |
Qershor, 2022 | 1.237 | 1.191 | 2.428 |
Korrik, 2022 | 1.333 | 1.288 | 2.621 |
Gusht, 2022 | 1.350 | 1.304 | 2.654 |
Shtator, 2022 | 1.362 | 1.316 | 2.678 |
Tetor, 2022 | 1.429 | 1.416 | 2.845 |
Nëntor, 2022 | 1.443 | 1.443 | 2.886 |
Dhjetor, 2022 | 1.452 | 1.464 | 2.916 |