Në Suharekë më shumë kërkojnë punë femrat sesa meshkujt!

17.05.2023

Sipas nenit 49 të Kushtetutës së Kosovës, në pikën 2 thuhet se secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës. Kjo e drejtë rregullohet edhe me ligjin e punës sipas të cilit ndalohet diskriminimi në mes të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik prejardhje kombëtare ose sociale, gjuhës […]

Në Suharekë më shumë kërkojnë punë femrat sesa meshkujt! Foto: Ilustrim

Sipas nenit 49 të Kushtetutës së Kosovës, në pikën 2 thuhet se secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.

Kjo e drejtë rregullohet edhe me ligjin e punës sipas të cilit ndalohet diskriminimi në mes të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik prejardhje kombëtare ose sociale, gjuhës anëtarësisë që e ka fuqinë e anulimit ose mosdhënies së mundësive të barabarta për punësim apo profesion apo ngritje profesionale.

Ende mbetet shqetësues numri i madh i punëkërkuesve në Komunën e Suharekës, ku vetëm në mars të vitit 2023 janë regjistruar 1.314 persona që kanë kërkuar punë.

E veçanta e kësaj është se numri i personave që kanë kërkuar punë gjatë muajit mars në Suharekë më i madh është i femrave se i meshkujve.

Në Komunën e Suharekës gjatë muajit të tretë të vitit 2023, 759 femra kanë kërkuar punë, ndërsa meshkuj vetëm 555.

Gjendje e njejtë e punëkërkuesve me numër më të madh të femrave ka qenë edhe gjatë dy muajve të parë të këtij viti, janar dhe shkurt.

Më poshtë SuharekaOnline ka krijuar një tabelë me numrin e punëkërkuesve gjatë tre muajve të parë të vitit 2023.

Muaji/VitiNumri i punëkërkuesve- femra në Komunën e SuharekësNumri i punëkërkuesve- meshkuj në Komunën e SuharekësNumri i punëkërkuesve në total në Komunën e Suharekës
Janar/ 20231.5711.5503.121
Shkurt/ 20231.7241.6403.364
Mars/20237595551.314
Burimi: ASK