Rritet numri i punëkërkuesve në Suharekë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikuar Buletinin Tremujor për tremujorin e parë (TM1) 2023 Buletini tremujor (TM1 2023) është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën. Në […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikuar Buletinin Tremujor për tremujorin e parë (TM1) 2023
Buletini tremujor (TM1 2023) është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën.
Në këto të dhëna figurojnë edhe ato të punëkërkuesve sipas komunave.
Sipas ASK-së, numri i punë kërkuesve në Komunën e Suharekës është mbi 4.700, i cili nga muaji janar deri në mars ka shënuar rritje.
Në janar të vitit 2023 në Komunën e Suharekës janë regjistruar gjithsej 4.597, prej tyre 2.293 femra dhe 2.304 meshkuj, në shkurt të po të njëjtit vit janë regjistruar 4.705 persona që kanë kërkuar punë, prej tyre 2.366 femra dhe 2.339 meshkuj, ndërsa në muajin mars 2023, në Komunën e Suharekës kanë kërkuar punë 4.738, prej tyre 2.385 femra dhe 2.353 meshkuj.