Mbi 84 mijë qytetar po kërkojnë punë në Kosovë

13.04.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës së fundi ka publikuar numrin e punë kërkuesve në Kosovë. Nga ky publikim në Kosovë aktualisht janë duke kërkuar punë 84 mijë e 661 qytetarë. Poashtu nga këto statistika të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) figuron se 41.094 janë punëkërkuese femra dhe 43.567 meshkuj. Po ashtu ASK-ja i ka […]

Mbi 84 mijë qytetar po kërkojnë punë në Kosovë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës së fundi ka publikuar numrin e punë kërkuesve në Kosovë.

Nga ky publikim në Kosovë aktualisht janë duke kërkuar punë 84 mijë e 661 qytetarë.

Poashtu nga këto statistika të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) figuron se 41.094 janë punëkërkuese femra dhe 43.567 meshkuj.

Po ashtu ASK-ja i ka publikuar edhe shifrat e numrit të të punësuarve të regjistruar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), të punësuar me pagë primare janë 355 mijë e 560 persona, ndërsa të punësuar me pagë sekondare 16 mijë e 445 persona.