Mbi 74 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

03.06.2021

74 mijë e 500 persona kanë marrë vaksinën anti-Covid në nivel vendi prej kur në Kosovë ka filluar procesi i vaksinimit në muajin mars. Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë vaksinuar 450 persona ndërsa në nivel vendi janë 1 mijë e 600 të vaksinuar. Këto të dhëna i bëri të dituar në një konferencë […]

Mbi 74 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

74 mijë e 500 persona kanë marrë vaksinën anti-Covid në nivel vendi prej kur në Kosovë ka filluar procesi i vaksinimit në muajin mars.

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë vaksinuar 450 persona ndërsa në nivel vendi janë 1 mijë e 600 të vaksinuar.

Këto të dhëna i bëri të dituar në një konferencë për medie, Niman Bardhi menaxher i Qendrës së vaksinimit.

“Edhe sot po vazhdon vaksinimi i qytetarëve dhe personelit shëndetësor ku paralelisht jemi duke shkuar me dozën e parë për qytetarët dhe me dozën e dytë për personelin shëndetësor”.

“Aktualisht deri në këto qaste kemi mbi 450 të vaksinuar ndërsa nëse i referohemi nivelit të vendit kemi 1 600 të vaksinuar”.

“Nga totali i përgjithshëm nga dita e parë deri në këto qaste kemi 74 mijë e 500 të vaksinuar dhe të gjithë janë duke respektua pjesën e terminit dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Nëse i referohemi totalit mbi 2 000 janë të vaksinuar të dozës së dytë”.