Mbi 63 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

29.05.2021

Vetëm sot deri në këto momente në të gjithë vendin janë vaksinuar mbi 1 mijë qytetarë kundër COVID-19. Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë dhe deri më sot, janë vaksinuar mbi 63 mijë qytetarë. Kështu ka bërë të ditur, menaxheri i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, në […]

Mbi 63 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Vetëm sot deri në këto momente në të gjithë vendin janë vaksinuar mbi 1 mijë qytetarë kundër COVID-19.

Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë dhe deri më sot, janë vaksinuar mbi 63 mijë qytetarë.

Kështu ka bërë të ditur, menaxheri i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, Niman Bardhi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se në Kosovë kanë arritur 100.620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes së djeshme është konfirmuar se është arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Pfizer për blerjen e 1.213.290 dozave të vaksinës anti-COVID.