Mbi 61 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë

28.05.2021

Vetëm sot deri në mesditë në gjithë Kosovën janë vaksinuar mbi 500 qytetarë mbi moshën 65 vjeçare. Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë dhe deri më sot, janë vaksinuar mbi 61 mijë qytetarë. Kështu ka bërë të ditur, menaxheri i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, […]

Vetëm sot deri në mesditë në gjithë Kosovën janë vaksinuar mbi 500 qytetarë mbi moshën 65 vjeçare.

Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë dhe deri më sot, janë vaksinuar mbi 61 mijë qytetarë.

Kështu ka bërë të ditur, menaxheri i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, Niman Bardhi.

“Vetëm sot mbi 500 persona në nivel vendi janë vaksinuar, kurse nga dita e pare në nivel vendi mbi vaksinën e kanë marrë mbi 61 mijë persona”, u shpreh Bardhi.

Aktualisht në Kosovë po vazhdon procesi i vaksinimit mbi moshën 65 vjeç. Imunizimi i tyre po bëhet me dozat e vaksinës AstraZeneca të cilat janë dhuruar për qytetarët e Kosovës nga Agjencia COVAX.

Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme në Kosovë kanë arritur 100 mijë e 620 doza të vaksinës anti-COVID të llojit “Pfizer”.