MSH: Dozën e tretë do të marrin të moshuarit e personat me imunitet të dobët

17.11.2021

Në vendin tonë javëve të fundit ka rënë interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar kundër COVID-19, derisa nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) kanë thënë se shumë shpejt do të merret edhe vendimi për administrimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID. “Me dozë përforcuese apo dhe me dozë të tretë, varësisht se për cilën bëhet […]

MSH: Dozën e tretë do të marrin të moshuarit e personat me imunitet të dobët Foto: Ilustrim

Në vendin tonë javëve të fundit ka rënë interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar kundër COVID-19, derisa nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) kanë thënë se shumë shpejt do të merret edhe vendimi për administrimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID.

“Me dozë përforcuese apo dhe me dozë të tretë, varësisht se për cilën bëhet fjalë, vaksinohen të moshuarit, personat me imunitet të dobët, profesionistët shëndetësorë, por nuk përjashtohen as kategori të tjera”, thuhet në përgjigjen e MSH’së për RTK’në.

Nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu kanë bërë të ditur se edhe për dozën e tretë në vendin tonë do të aplikohen vaksina të cilat janë duke u administruar, pra Pfizer dhe Astra Zeneca.